Ciklizëm, Froome largohet nga Team Ineos, do të garojë në Izrael

Katër herë fituesi i Turit të Fracës, Chris Froome do të bashkohet me skuadrën izraelite, Israel Start-Up Nation në sezonin e ardhshëm pas largimit nga Team Ineos. Kontrata e ciklistit britanik me Ineos skadon në muajin dhjetor dhe skuadra vendosi të mos e rinovojë atë duke mbyllur në këtë mënyrë një bashkëpunim 10 vjecar, gjatë së cilës Froome arriti të fitojë 7 tituj në Turet e Mëdhenj të ciklizmit

Izrael Start-Up Nation deklaroi se Froome ka arritur akordin për nënshkrimin e një kontratë shumëvjecare dhe do të qëndrojë me këtë skuadër deri në fundin e karrierës së tij. Israel Start-Up Nation është krijuar në vitin 2014 duke u bërë pjesë e World Tour pas blerejs së Katusha-Alpecin në muajin tetor dhe gjatë këtyre viteve ka shënuar një rritje të shpejtë. Këtë vit për herë të parë do të marrë pjesë në Turin e Francës, i cili është shtyrë për shkak të coronavirusit për në Nice në 29 gusht

‘Ishte një dhjetëvjecar fenomenal me Team Ineos-tha Froome-bashkë arritëm kaq shumë suksese që nuk do t’i harroj kurrë. Pres sfida të reja entuziazmuese teksa hyj në fazën tjetër të karrierës sime, por ndërkohë objektivi im është të fitoj Turin e Francës me Team Ineos’.

Sfidanti.al