Historia e “dashurisë” së Çelsit për Vernerin paska nisur në dimër!

Nuk ka qenë e mundur që të takoheshin fizikisht gjatë ndërprerjes për shkak të koronavirusit, por gjithçka ka ndodhur më parë. Pavarësisht se rregullat thonë se nuk mundet që një klub të punojë pas krahëve të një klubi tjetër, për një lojtar të caktuar, Çelsi i Londrës e ka bërë këtë me Lajpcigun, për Timo Vernerin. Mediat britanike njoftojnë se trajneri Frenk Lampard dhe drejtori sportiv, Petr Çeh, bënë një vizitë në Gjermani për të takuar sulmuesin dhe për ta bindur që të vinte tek Blutë.

Kjo ndodhi gjatë pushimit dimëror, dhe londinezët u treguan shumë të shkathët. Kjo është arsyeja kryesore që tani po realizohet marrëveshja për transferimin e Vernerit në “Stemford Brixh” për 60 milionë euro me një rrogë prej 9 milionë paundësh stërlina në vit. Lampardi e Çehu i shpjeguan gjermanit projektin e tyre, dhe mënyrën sesi ai do të luante tek Çelsi, ndërsa ishin të vendosur se një lojtar si Verneri do t’u bënte shumë punë.

Sfidanti.al