Një shqiptar në Katalonja; Rej Manaj I zgjedhuri I Barcelona B

Një futbollist shqiptar mund të jetë pjesë e Barcelonës, por jo skuadrës së parë por Barcelona B. Bëhet fjalë për Rej Manaj që sipas të përditshmes ‘Sport’ është I përzgjedhuri I skuadrës katalanase për repartin e sulmit në merkaton e muajit janar.

Dy janë arsyet që shtynë Barcelona B të ndërhyjnë në merkaton e transferimeve të sesionit dimëror; e para është që Abel Ruiz është  drejt largimit dhe e dyta ka të bëjë me Ansu Fati dhe Carles Perez të cilën po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës dhe /Rej Manaj do të zëvendësojë pikërish këta dy sulmues.

Fillimisht ishte Deportes CMM që foli për interesin e Barcelonës për Manajn dhe Sport e konfirmoi atë. Madje kjo e fundit thekson se marrëveshja është arritur paraprakisht dhe zyrtarizimi I këtij transferimi mund të bëhet pas ndërrimit të viteve.

Rej Manaj është pjesë e Albasetes me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2024. Ky është sezoni I dytë I sulmuesit të përfaqësueses shqiptare në radhët e kësaj skuadre. Në sezonin e parë I luajti 30 ndeshje duke shënuar 7 gola duke dhënë një kontribut për Albaseten që arriti deri në fazën e playoffit për një vend në Primera Division

Por në këtë sezon të dytë, me ndryshimin e pronësisë së klubit, Manaj e humbi protagonizmin dhe ka shënuar 2 gola në 10 ndeshje duke qenë titullar vetëm në gjysmën prej tyre. Është një sulmues që ka një goditje të fortë dhe që luan mirë në ajër, dhe Barcelona B ishte në kërkim të një futbollisti me karakteristika të tilla

Sfidanti.al