Do të jetë Aleks Markez ai që do të zëvendësojë Horge Lorencon te skuadra e Hondës në sezonin e ardhshëm. Tashmë gjithcka është zyrtare dhe Mark Markez do të ketë shok skuadre pikërisht vëllain e tij, kampion bote në Moto2 për të vijuar dinastinë e kësaj familjeje në Botërorin e Moto GP. Vetë Mark Markez që fitoi titullin e tij të 8 në karrierë shpjegoi ardhjen e vëllait të tij te Honda ndërkohë që zërat flisnin se ishte pikërisht ai truri I të gjithë këtij operacioni
Markez deklaroi se nuk ushtroi aspak presion te Honda e aq më pak te vëllai I tij Aleks për të cilin ai shtoi se nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi krahasimet do të jenë të vazhdueshme
‘Bëhet fjalë për vëllain tim dhe sigurisht të jam I lumtur dhe krenar që Honda e zgjodhi-tha Markez-por sezonin e ardhshëm ai do të jetë rivali dhe shoku im I skuadrës. Askush nuk e priste në Valencia që Lorenco do deklaronte tërheqjen. Honda u gjet në një situatë kritike pasi iu desh të kërkonte pilot në garën e fundit të vitit. Analizuan kandidatët e mundshëm dhe një prej tyre ishte kampioni I Moto2, vëllai im Aleks. Nuk ushtrova presion mbi Hondën e as mbi vëllain tim. E respektoj vendimin e tij. Nëse je pilot I Moto2 dhe Honda të kërkon është e pamundur t’I thuash ‘jo’’.
Sfidanti.al