Zemërimi I shfryrë kundër arbitrit të ndeshjes me Kaljarin I kushtoi Paulo Fonsekës. Trajneri I Romës u ndëshkua nga Gjykatësi Sportiv me dy ndeshje pezullim me arsyen se ai iu afrua arbitrit në menyrë kërcënuese dhe agresive duke I bërtitur disa herë një frazë që nuk tregonte respekt. Po kështu u dënua me 1 ndeshje pezullim edhe trajneri I Udinezes, Tudor si dhe 8 futbollistë mes të cilëve figuron emri I Kalabrias I Milanit dhe Lukas Leiva I Lazios
Ndërkaq, Roma ka vendosur që të apelojë dënimin për trajnerin e saj I cili u përjashtua me karton të kuq për protestat e ashpra në përfundim të sfidës së Olimpikos me Kaljarin ndaj arbitrit Masa. Klubi verdhekuq është në pritje të dokumentacionit të kësaj cështjeje, por tashmë e ka marrë vendimin për të bërë apelimin ndaj dënimit të Fonsekës, pasi e konsideron atë si tepër të ashpër kjo sepse vetë trajneri kërkoi falje disa herë për veprimin e tij menjëherë pas përfundimit të takimit.
sfidanti.al