Do të luajë kundër ish-skuadrës, por sidomos kundër vëllait. Xhaka kundër Xhakës u bë në modë, ndërsa Graniti troket në “shtëpinë” ku sot ndodhet vetëm Taulanti. Mesfushori i Arsenalit nuk flet më për duelin brenda familjes, diçka që e ai e bëri në përballjen e parë në Londër, dhe kur Shqipëria u ndesh me Zvicrën në Euro 2016. Këtë herë vlejnë pikët dhe loja e mirë, pasi Graniti deri tani nuk ka bindur plotësisht, duke pasur parasysh se u ble për 40 milionë euro.
“Është normale të kesh probleme kur vjen në një ekip të ri, në një vend tjetër, – shprehet Xhaka i vogël, – duhet të mësosh gjuhën, filozofinë e ekipit dhe të trajnerit. Gjithsesi, unë jam i lumtur dhe ndihem mirë këtu, besoj se do të di ta jap më të mirën time”. Arsen Venger, trajneri i tij, nuk ka dyshime: “Graniti tani është gati për të dhënë maksimumin”.