Ajaks ringrihet: Kokën lart, kraharorin para; sezoni nuk është mbyllur

E mërkura ishte mbrëmja më e gjatë e Ajaksit për këtë sezon. Holandezët e kishin të pamundur të flinin pas eliminimit në Ligën e Kampioneve, por mëngjesin e së enjtes klubi vendosi që nëpërmjet rrjeteve sociale të japë një videomesazh inkurajimi për skuadrën dhe tifozët duke qenë se kampionati holandez po përfundon dhe Ajaksi është në një garë të hapur me PSV Eindhoven.

‘Shkoi në këtë mënyrë-thekson Ajaksi në videomesazhin e tij-ëndrra jonë u shua në fund. Ishim shumë pranë arritjes së objektivit, ishim vetëm pak sekonda larg historisë, për të luajtur një finale të madhe. I treguam botës se cfarë mund të bëjë një ëndërr. Kjo është ajo që jemi, që duam të bëjmë; t’u japim shpresa ëndërrimtarëve. Tani jemi të zemëruar, por do të ringrihemi si gjithmonë, do të luftojmë si gjithmonë, Me kokën lart, kraharorin përpara’.

sfidanti.al