Futbolli përjetoi një tragjedi në mbrëmjen e së dielës. U nda nga jeta pas një aksidenti futbollisti cek i Alaniasporit, Josef Sural. Në momentin kur ndodhi ngjarja, Sural ishte duke udhëtuar me një minibus së bashku me 6 shokë të skuadrës pas përfundimit të ndeshjes me Kajserispor në kampionatin turk.
Ishte vetë klubi Alaniaspor që bëri të ditur lajmin e hidhur për këtë ngjarje të rëndë ku 28 vjecari i përfaqësueses ceke mbeti i vdekur, ndërsa lojtarët e tjera mbetën të lënduar. Sa për kronikë, sfida mes Alaniaspor dhe Kajserisporti përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me Sural që nuk u aktivizua, ndërkohë që kthimi i tij nga kjo përballje rezultoi fatale.
sfidanti.al