Si e feston 28 nëntorin, Granit Xhaka? Me shqiponjë!

Nuk ishte vetëm, pasi festa nuk shkon kurrë mbarë fillikat. Granit Xhaka i propozoi gruas së tij, Leonitës, që të dilnin për darkë në një restorant të Londrës, me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Futbollisti i Arsenalit dhe i Zvicrës, shqiptar nga Kosova, dhe gruaja e tij po ashtu shqiptare, “i vunë vulën” festës së tyre duke bërë shenjën e shqiponjës, secili me nga një dorë.

Graniti dhe Xherdan Shaqiri e treguan krenarinë për origjinën e tyre edhe në Botëror, kur festuan me shenjën e shqiponjës golat ndaj Serbisë, duke shkaktuar polemika të mëdha në Serbi apo Zvicër, por duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga demonstrimi se nga vijnë.

Sfidanti.al