Përfaqësuesja e Italisë nuk u kualifikua dot për në Kupën e Botës Rusi-2018, për herë të parë që nga viti 1958, pasi ajo u eliminua nga Suedia në fazën play off. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, duke komentuar këtë fakt, në ceremoninë e dhënies së një çmimi Komitetit Olimpik të Italisë në Romë, vuri në dukje:
“Para se të bëhesha drejtor, unë kam qenë një tifoz i madh dhe duhet ta pranoj se kampionati botëror pa Italinë është një tragjedi e vërtetë. Unë e kuptoj se juve do t’ju duhet të bëni një punë të madhe që ta ktheni Italinë atje, ku ajo e ka vendin, në majën e futbollit botëror”, deklaroi Infantino që, në fakt, është zviceran, por zotëron edhe shtetësinë italiane. Kupa e Botës Rusi-2-18, sikurse dihet, do të mbahet gjatë periudhës 14 qershor-15 korrik 2018, ndërkohë që titullmbajtës i saj është Gjermania.
Sfidanti.al