Moti i keq që ka pushtuar Shqipërinë këto ditë ndikon edhe në futbollin shqiptar. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike ndeshja Flamurtari-Besa, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë është shtyrë për një datë të pacaktuar. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme, pritet që të vazhdojnë edhe nesër, prandaj kjo sfidë nuk mund të luhet as ditën e shtunë. Pritet një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit se kur do të luhet kjo ndeshje e rëndësishme e kampionatit.

