Skënderbeu thyen Egnatian

Korçarët triumfojnë 1-0 falë golit të Lagonidis që në minutën e dytë. Egnatia luan me një lojtar më pak që prej fundit të pjesës së parë, ndërsa Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e tretë. Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë peshë në Abissnet Superiore, duke mposhtur 1-0 kampionët në fuqi të Egnatias. Në Korçë ka vendosur një gol i shënuar që në minutën e dytë, kur Georgios Lagonidis dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin e hershëm skuadrës vendase.

Egnatia u përpoq të reagonte, por sfida u bë edhe më e vështirë për rrogozhinasit në fundin e pjesës së parë. Kapiteni Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.