Nico Paz pritet të rikthehet te Real Madrid në fund të këtij sezoni. Në Spanjë janë të bindur se klubi madrilen do të aktivizojë opsionin e riblerjes për talentin argjentinas, i cili po shkëlqen me fanellën e Comos në Serinë A dhe Champions League.
Sipas raportimit të Melchor Ruiz për “Radio COPE”, drejtuesit e Real Madridit janë të vendosur të ushtrojnë të drejtën e rikthimit të futbollistit, përmes një klauzole prej 80 milionë eurosh.

