Deco zbulon pengun e madh të merkatos së Barcelonës

Gjatë një interviste të dhënë për “Radio Catalunya”, Deco, drejori sportiv i Barcelonës, është ngacmuar për lëvizjet në merkato të katalanasve. Dhe portugezi ka zbuluar se cili është pengu i tij mbi këtë temë. “Për cilin futbollist më vjen keq që nuk e mora, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva? Sigurisht, Luis Diaz”. Drejtuesi i Barcelonës në fakt u referohet sezoneve 2023-24 dhe 2024-25, kur sulmuesi kolumbian donte të largohej nga Liverpool-i dhe pastaj shkoi të Bayern-i.

Verën e kaluar pastaj u bë një telenovelë e vërtetë çështja e argjentinasit Julian Alvarez, të cilin katalanasit tentuan ta merrnin me të gjitha mënyrat, por ai mbeti tek Atletico Madrid.