Lazio po bën mrekulli këtë sezon dhe tek Interi, që po studiojnë merkaton, duan të veshin zikaltër ndonjë nga pjesët më të çmuara të skuadrës së Gattuso-s. Interi ka plane të mëdha dhe mbrojtësi Oliver Provstgaard është i madh në të gjitha drejtimet.
Danezi 23-vjeçar është 194 centimetra i gjatë, një gjigant me muskuj dhe që ka surprizuar këtë sezon. Ai u bashkua me Lazio-n në shkurt të 2025-ës dhe tani është një nga kolonat kryesore të Gattuso-s. Kushton rreth 40 milionë dhe duket një operacion që nuk mund të bëhet lehtë në janar. Klubi zikaltër vitet e fundit ka bërë shpesh “pazar” te Lazio. Interesi për Provstgaard është i madh, sepse askush në Serie A nuk ka karakteristikat dhe fizikun e tij, po ashtu edhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga poshtë.
John Stones ka pasur probleme fizike dhe Interi e ka pritur gjatë. Ndoshta luan të dielën në Bergamo, por trajneri Chivu dhe stafi i tij i druhen qëndrueshmërisë fizike të mbrojtësit anlgez. Stones ka kontratë deri në 2028-ën, por nëse vazhdon me këtë gjendje fizike, Interit i duhet patjetër një goditje në mbrojtje. Provstgaard ka gjithçka për të luajtur me Interin dhe Marotta ka nisur lëvizjet për ta prenotuar për në verë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira që klubi ka me Lazio-n.

