Një festë goli, përkatësia te një grup futbollistësh të bashkuar nga besimi në Zot dhe polemika nga tifozët. Është bërë çështje në Gjermani mënyra se si mesfushori Felix Nmecha i festoi dy golat ndaj Elvseberg.
Ata që kanë kontestuar gjestin e tij me vendosjen e kurorës – i ashtuquajturi ‘Rikthimi i Mbretit’ – janë tifozët e Borussia Dortmund, ku luan Nmecha. Lojtari gjerman bën pjesë te grupi ‘Futbollistët në Zot’, i themeluar nga ish-futbollisti i Crystal Palace, John Bostock. Dhe sipas një investigimi të fundit nga ‘tv ARD’, ky grup ka qëndrime homofobike dhe diskriminuese. “Pozicione në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe respektit të diversitetit”, – thotë shoqata e tifozëve të Dortmund. “Duam të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve”, – ishte qëndrimi i ‘Ballers in God’.
Nuk ka mundur t’i shuajë polemikat as saktësimi i Nmecha, që ka folur për “keqkuptim”: “Nuk ishte qëllimi të promovoja intolerancën, diskriminimin, apo dhe urrejtjen në asnjë formë”.

