Chivu: Ndeshje serioze, meritonim të fitonim

Këtë të dielë u pa sërish një Inter ‘i çmendur’. Tashmë zikaltrit e kanë kthyer në një traditë fitoren me përmbysje në kampionat dhe kjo u pa edhe ndaj Fiorentinës të cilën e mposhti 2-1 duke i shënuar golat në minutat e fundit.

Trajneri Cristian Chivu nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë sukses të skuadrës së tij me zikaltrit që ruajnë pathyeshmërinë e tyre në kampionat.

‘Zhvilluam një ndeshje serioze-tha trajneri i kampionëve të Italisë-e pamë veten në disavantazh pas një gjuajtje nga 30 m, por nuk kam se për çfarë t’i qortoj djemtë për lojën që bënë. Në fund u shpërblyem, qëndruam të kthjellët edhe pas golit të Fiorentinës. Meritonim të fitonim dhe këtë do ta thoja edhe nëse ndeshja do të përfundonte 0-1. Djemtë me të vërtetë meritojnë komplimentat tona’.