Stavro Pilo: Të bëjmë mirë me Realin

AEK-u pësoi një humbje të rëndë me rezultatin 5-1 ndaj Mançester Sitit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm për skuadrën greke e shënoi mbrojtësi i Kombëtares Stavro Pilo. Mbrojtësi i majtë foli për mediat greke, ku theksoi se AEK-u duhet të korrigjojë disa gabime dhe të shohë përpara, teksa u ndal edhe te goli.

“Sigurisht që ishte një moment i madh për mua, por më e rëndësishmja është se skuadra nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Jam i lumtur për golin, por nga ana tjetër jo aq shumë, sepse ekipi nuk fi toi. Në fund të ditës, kjo është ajo që mbetet”, tha ai. Pilo foli edhe në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj Real Madridit, teksa u ndal edhe te tifozët.

“Është shumë e rëndësishme, sepse kushdo që ishte në stadium mund ta dëgjonte vetëm tifozerinë tonë, nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Prandaj, i falënderojmë jashtëzakonisht shumë. Edhe unë personalisht i falënderoj për mbështetjen dhe për përpjekjen që bënë, duke na dhënë sa më shumë shtysë, aq sa mundeshin ata dhe aq sa mundeshim edhe ne brenda fushës.