Onana përfshihet në aksident pas ndeshjes së Conference League

Portieri i Trabzonsporit, Andre Onana, është përfshirë në një aksident zinxhir të enjten në mbrëmje, pak orë pasi skuadra e tij mposhti Heartsin me rezultatin 2-0 në “Papara Park”, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Sipas agjencisë turke të lajmeve 61saat, portieri kamerunas po kthehej në shtëpi pas përfundimit të ndeshjes, kur automjeti që po drejtonte u godit nga një makinë që po lëvizte pas tij. Nga përplasja, vetura e Onanës u shty përpara dhe goditi një automjet tjetër, duke shkaktuar një aksident zinxhir.