Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të Ferran Torres-it nga Barcelona

Largimi i Ferran Torresit nga Barcelona gjatë merkatos së verës nuk ishte thjesht një çështje financiare. Sipas raportimeve të “Diario AS”, pas transferimit të sulmuesit spanjoll tek Paris Saint-Germain për rreth 50 milionë euro qëndronte edhe vendimi i drejtorit sportiv të katalanasve, Deco, i cili nuk e konsideronte valencianin si pikën e referimit të sulmit për të ardhmen.

Ferran u largua nga Barcelona më 15 gusht për t’u bashkuar me kampionët francezë. Shitja e tij i dha klubit katalanas mundësi të avanconte edhe në negociatat me Manchester City-n për transferimin e Rodrit.

Sipas “AS”, Deco vendosi të mos i jepte përparësi rinovimit të kontratës së sulmuesit, edhe pse Ferran kishte fituar sërish një rol të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Hansi Flick. Klubet i kishin komunikuar përfaqësuesve të lojtarit se bisedimet mund të zhvilloheshin në shtator ose gjatë vjeshtës, por një ofertë zyrtare nuk mbërriti kurrë.