Tottenham “izolohet” në Marbella

Trajneri ka përfituar nga 9 ditët në dispozicion mes sfidës ndaj United dhe asaj ndaj Coventry për të fluturuar në Spanjë. Nuk është hera e parë që e largon skuadrën nga shtëpia.

Roberto De Zerbi po kërkon ende “çelsin” për të zhbllokuar Tottenham-in. “Spurs” po përjetojnë një nisje sezoni horror, me vetëm 3 pikë pas 6 ndeshjesh, që do të thotë vendi i parafundit. Edhe spe ka bërë një merkato faraonike prej më shumë se 300 milionë stërlinsh, De Zerbi nuk ka marrë asnjë fitore në Premier League.

Ndeshja e radhës luhet më 19 tetor, kur Spurs do të presin Coventry-n dhe ky shihet si një rast ideal për kthesën. Këto ditë trajneri De Zerbi ka menduar ta çojë ekipin larg Londrës, në Marbella të Spanjës.

“Duhet të bëhemi skuadër. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, por nuk jemi ende skuadër. Objektivi i grumbullimit është të qëndrojmë bashkë, të punojmë bashkë dhe të hamë darkë bashkë. Të njihemi më mirë, sepse për të qenë skuadër duhet njohësh shokët e skuadrës”, – ka thënë trajneri italian pas barazimit me Manchester United.

Tottenham-i në verë ka blerë 10 lojtarë të rinj, kështu që duhet pak kohë. Edhe kur drejtonte Olimpique Marseille në 2025-ën, De Zerbi e kishte grumbulluar skuadrën jashtë Francës. Polemikat e shtypit nuk kanë munguar.