Shqiptarja Elena Sadiku është përfshirë mes emrave të nominuar për një prej çmimeve prestigjioze të ceremonisë së Ballon d’Or 2026. Faqja zyrtare e “Ballon d’Or” ka nisur publikimin e kandidatëve në kategoritë e ndryshme, ndërsa tashmë është bërë e ditur edhe lista për çmimin “Trajneri i Vitit” për futbollin e femrave. Në mesin e trajnerëve të nominuar është edhe Elena Sadiku, e cila drejton skuadrën suedeze BK Häcken, pasi më herët ishte në krye të Celtic.
Sadiku ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtimin e skuadrës, duke u vlerësuar për rezultatet dhe paraqitjet e ekipit. Nominimi për këtë çmim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për trajneren shqiptare dhe një moment krenarie.

