Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është arrestuar në Portugali në moshën 95-vjeçare. Britaniku është ndaluar në aeroportin e Tires, në Cascais, pasi në bagazhin e tij u gjet një armë zjarri e padeklaruar.
Autoritetet portugeze ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për incidentin. Ky është një tjetër problem i ngjashëm për miliarderin britanik, pas një rasti të ndodhur në Brazil në vitin 2022. Edhe atëherë, në bagazhin e tij u gjet një pistoletë pa dokumentacionin përkatës.
Ecclestone kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni se arma ndodhej në bagazhin e tij. Ai u lirua pasi pagoi një garanci prej rreth 1,150 eurosh, ndërsa arma iu konfiskua. Tashmë, vetëm katër vite më vonë, ish-numri një i Formula 1 përballet sërish me një situatë të ngjashme.
Ecclestone mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Formula 1, por këtë herë emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për një arsye krejt tjetër.

