Arsenal mendon për Yildiz

Arsenali ka kthyer vëmendjen nga Kenan Yildiz, i cili është shfaqur si një objektiv i mundshëm i klubit londinez këtë verë. Sipas “talkSPORT”, “Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të sulmit.

Londinezët po përgatiten për sezonin e ri, ku synojnë të mbrojnë titullin e Premier League. Arsenali ka afruar tashmë anësorin grek Christos Tzolis, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin. Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse Gabriel Martinelli largohet nga “Emirates”. Braziliani ka tërhequr interesimin e Galatasarayt, kampionit të Turqisë. Në rast largimi të tij, Yildiz mund të jetë një nga alternativat kryesore të Mikel Artetës. Gazetari i “talkSPORT”, Alex Crook, konfirmoi se emri i talentit të Juventusit ka dalë në radarët e Arsenalit.

“Kenan Yildiz i Juventusit është shfaqur si një objektiv i mundshëm”, deklaroi Crook. Yildiz është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juventusit. Turku konsiderohet gjithashtu një nga talentet ofensivë më premtues të futbollit evropian.

Aftësia e tij për të luajtur në krahun e majtë e bën atë një opsion të përshtatshëm për skemat e Artetës. Arsenali po vijon të riformojë repartin ofensiv dhe Yildiz shihet si një profil me potencial të madh. Megjithatë, një transferim nga Juventusi nuk pritet të jetë i lehtë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në Torino. Tashmë mbetet për t’u parë nëse interesimi i Arsenalit do të shndërrohet në një ofertë konkrete për talentin turk.