MLS, Messi mungon në “All Star”

Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e ndeshjes All-Star të MLS 2026, por ndryshe nga një vit më parë, këtë herë mungesa e tij nuk do të shoqërohet me ndëshkim.

Ylli argjentinas është një nga katër lojtarët që janë zëvendësuar në listën e përfaqësueses së MLS-së për sfidën ndaj yjeve të Liga MX, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Bank of America” në Charlotte. Bashkë me Messin mungojnë edhe Rodrigo De Paul, Hugo Cuypers dhe Mbekezeli Mbokazi.