Asllani pranë Leipzig

Fisnik Asllani i mungoi Hoffenheimit në miqësoren e parë parasezonale të shtunën e kaluar ndaj skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit gjerman, SGV Heilbronn-Freiberg. Asllani mungoi edhe këtë të shtunë në miqësoren ndaj Greuther Furthit të Bundesligës 2.

Javët e fundit, mediume të njohura gjermane, përfshirë edhe ‘Kickerin’, kanë shkruar se Hoffenheimi nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin e Kosovës dhe se ai pritet t’i bashkohet Leipzigut. Mungesat e Asllanit në dy ndeshje e mbështesin fuqishëm këtë teori. Asllani mund të bëhet largimi i radhës i rëndësishëm nga Hoffenheimi, ndërsa Leipzigut mund t’i bashkohet për 30 milionë euro.