Frenki De Jong është dëmtuar pasi ka këputje të ligamentit lateral medial të gjurit të djathtë. Për këtë duhet të qëndrojë rreth 4 muaj jashtë fushës së blertë, pavarësisht se nuk do të jetë nevoja për operacion.
De Jong në njëfarë mënyrë fajësoi stafin mjekësor të Holandës. Kjo duke qenë se tifozët e Barcelonës po kërkonin llogari, pasi se me klubin nuk ishte i gatshëm por luajti me përfaqësuesen. Tashmë është sërish Barça që mbetet pa shërbimet e tij.
“Gjatë Kupës së Botës, pësova një dëmtim në gju. Pas vlerësimeve të para, mjekët më thanë se ishte një dëmtim i vogël dhe se nuk do të përkeqësohej nëse do të vazhdoja të luaja. E vetmja vështirësi ishte të luaja me pak dhimbje, por gjatë gjithë karrierës sime e kam bërë këtë sa herë që kam mundur të kontribuoj për ekipin, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren time.

