Al Hilal çmendet për Luis Diaz

Al-Hilali është i gatshëm të shpenzojë një shumë marramendëse për të transferuar Luis Diazin nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve, klubi saudit e ka vendosur sulmuesin kolumbian në krye të listës së objektivave për këtë verë, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e anësorit holandez Crysencio Summerville nga West Ham Unitedi.