Sinner favorit për US Open, synon Grand Slam-in e gjashtë të karrierës

Pas triumfit të dytë radhazi në Wimbledon, Jannik Sinner ka kthyer menjëherë vëmendjen nga US Open, ku do të kërkojë të fitojë Grand Slam-in e gjashtë të karrierës. Tenisti italian, i cili mposhti Alexander Zverev në finalen e Wimbledonit, konsiderohet nga kompanitë e basteve si favoriti kryesor për trofeun në New York. Sipas kuotave të publikuara nga La Gazzetta dello Sport, Sinner vlerësohet me kuota rreth 1.60–1.70 për të fituar US Open 2026, duke kryesuar bindshëm listën e favoritëve.

Rivali i tij kryesor pritet të jetë Carlos Alcaraz, i cili synon të rikthehet në turne dhe të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar pikërisht ndaj Sinner. Spanjolli renditet si favoriti i dytë në tregjet e basteve, ndërsa pas tij vijnë Alexander Zverev dhe Novak Djokovic. Sinner do të mbërrijë në New York me një avantazh të madh psikologjik pas suksesit në Wimbledon, ndërsa përballja e shumëpritur me Alcaraz mund të jetë një tjetër kapitull i rivalitetit të madh mes dy yjeve të rinj të tenisit botëror. US Open 2026 zhvillohet nga 30 gushti deri më 13 shtator dhe Sinner synon të mbyllë sezonin me një tjetër trofe madhor.