Zlatan Ibrahimović ka reaguar ashpër pas përplasjes së Leandro Paredes në fund të ndeshjes, duke e cilësuar sjelljen e mesfushorit argjentinas si krejtësisht joprofesionale.
“Paredes është me fat që nuk ka më lojtarë si unë në fushë. Po të isha unë, do ta kisha goditur me kokë dhe do ta pranoja kartonin e kuq. Ajo që bëri ai ishte totalisht joprofesionale“, u shpreh legjenda suedeze.
Ibrahimović kritikoi edhe reagimin e futbollistëve spanjollë gjatë incidentit.
“Nuk e kuptoj as çfarë po bënin lojtarët spanjollë. Pse rrinin vetëm duke parë, ndërsa njëri prej shokëve të skuadrës ishte përfshirë në një sherr?“, shtoi ai.
Deklaratat e ish-sulmuesit kanë ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, për shkak të tonit të fortë dhe mënyrës se si komentoi incidentin e ndodhur pas vërshëllimës së fundit.

