Barcelona ka bërë përforcimin e sulmit një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm dhe gjithçka tregon se transferimi i Karim Adeyemit nga Borussia Dortmund është shumë pranë finalizimit. Sulmuesi gjerman ishte një nga dëshirat e klubit katalanas dhe trajneri Hansi Flick pritet të ketë në dispozicion një tjetër anësor ofensiv. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona dhe Borussia Dortmund kanë arritur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.
Sulmuesi i kombëtares gjermane, i cili nuk u përfshi në listën e Julian Nagelsmann-it për Botërorin 2026, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur për Barcelonën. Kjo dëshirë u forcua edhe më shumë pas ardhjes së Hansi Flick në pankinën e klubit katalanas.
Flick e njeh mirë Adeyemi-n, pasi ishte ai që i dha debutimin me kombëtaren e parë të Gjermanisë në vitin 2021. Trajneri gjerman ka treguar më parë aftësi për të rikthyer në formë lojtarë me potencial, siç është parë me raste si Marcus Rashford dhe João Cancelo.

