Glasner premton një Milan spektakolar

Klubi i Cardinale përshpejton për trajnerin austriak, që propozon një futboll sulmues. Rangnick dhe David Alaba pritet të jenë pjesë e projektit të tij. Milani përgatitet për një javë shumë të nxehtë, ndoshta ajo vendimtarja, sepse nisja e Botërorit do të ngadalësonte shumë projektin e merkatos. Për çështjen e trajnerit klubi duket i fokusuar tek Oliver Glasner, me të cilin pritet një tjetër takim, pas astij të së martës. Vetë trajneri beson shumë tek opsioni Milan.

“Gazzetta dello Sport” bën me dije se në takimin me Cardinale dhe Ibrahimovic, Glasner ka treguar se e ka analizuar gjerë e gjatë Milanin. Ai ka parë disa ndeshje të sezonit të fundit, që i kanë shërbyer për të krijuar idenë e punës që e pret. Austriaku i përshtatet grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, por praktikon një futboll shumë më ndryshe nga ai i Allegri-t. Futbolli i Glasner bazohet te presioni dhe intensiteti, ndaj dhe ai ka premtuar se në “San Siro” do të shihet një Milan spektakolar, me mentalitet sulmues. Sigurisht që duhet pak kohë për të ndryshuar situatën.