Përforcimi më i ri i Barcelonës, Anthony Gordon, ka treguar se para transferimit në “Camp Nou” ka marrë informacione të vlefshme nga shoku i tij i kombëtares angleze, Marcus Rashford, i cili sezonin e kaluar luajti në formë huazimi te katalanasit. Në një intervistë për TalkSPORT pas ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Zelandës së Re, Gordon zbuloi se Rashford i kishte folur me superlativa për atmosferën brenda skuadrës ‘blaugrana’. “Ai më tregoi sa të mirë janë lojtarët, frymën e grupit dhe ambientin fantastik që ekziston në ekip. Ishin gjëra që i kisha dëgjuar edhe më parë nga njerëz të lidhur me Barcelonën”, tha Gordon.

