FC Prishtina ka zyrtarizuar vetëm pak çaste më parë Orges Shehin në postin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi kryeqytetas, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka konfirmuar atë çfarë flitej prej ditësh. Shehi do ta zëvendësojë Alban Dragushën, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Prishtinën me marrëveshje të dyanshme pas përfundimit të sezonit.

