Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë

Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit jo vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me vlerën marramendëse në tregun e transferimeve. Talenti i Barcelonës konsiderohet tashmë futbollisti më i vlefshëm në planet, sipas raportit më të fundit të “CIES Football Observatory”.

Observatori prestigjioz publikoi renditjen e 100 lojtarëve me vlerën më të lartë në treg, duke analizuar 70 kampionate të ndryshme në mbarë botën. Në krye të listës qëndron pikërisht Yamal, me një vlerësim rekord prej 358.1 milionë eurosh. Sulmuesi spanjoll ka lënë shumë pas rivalët e tij kryesorë, pavarësisht dëmtimit që e mbajti jashtë fushave gjatë muajit të fundit.