Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i publikuar nga legjenda e Liverpool-it, Kenny Dalglish, i cili ka bërë të ditur se po lufton me kancerin. Ish-futbollisti dhe trajneri skocez e konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale, pasi informacioni u bë publik gabimisht për shkak të një publikimi të paqëllimshëm. Dalglish shpjegoi se aktualisht po merr trajtim dhe se gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.
“Siç u kuptua nga publikimi im i pavullnetshëm në rrjetet sociale, aktualisht jam duke marrë trajtim kundër kancerit. Ndryshe nga përdorimi im i telefonit, trajtimi po shkon mirë”, deklaroi ai me humor. Dalglish pranoi se dëshira e tij ishte që kjo situatë të mbetej private, por vështirësitë me teknologjinë bënë që lajmi të dilte publikisht më herët nga sa kishte planifikuar.
“Do të kishte qenë më mirë që kjo të mbetej private, sepse kështu duhej të ishte, por aftësitë e mia të dobëta teknologjike më detyruan ta bëj publike”, shtoi legjenda skoceze.

