Irani përjashton yllin e skuadrës nga lista e Kupës së Botës: Tradhëtoi vendin!

Sardar Azmoun, një nga yjet e kombëtares iraniane (91 ndeshje, 57 gola), golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij ekipi, është lënë jashtë Kupës së Botës. Ai është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve pas kritikave të vazhdueshme në mediet iraniane.

Sulmuesi u vë në qendër të polemnikave në muajin mars, sepse postoi në faqen e tij në Instagram një foto me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetës i Washington-it në luftën kundër Iranit.

Disa medie lokale në atë kohë e interpretuan çështjen si tradhti, duke qenë se Azmoun luan dhe jeton në Dubai. Irani do ta luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës më 15 qershor, kundër Zelandës së Re, në Los Angeles.

Sipas ambasadorit Iranian në Meksikë, lojtarët e kombëtares nuk kanë marrë ende vizat për në SHBA. Iranianët u detyruan ta spostojnë vendin e grumbullimit nga Tucson (Arizona), në Meksikë, në qytetin kufitar të Tijuana.