Del Piero rikthehet te Juventusi?

Vizitë surprizë te Juventus. Legjenda dhe ish-kapiteni bardhezi, Alessandro Del Piero, është shfaqur gjatë ditës së sotme në qendrën mjekësore të klubit, JMedical, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve të pranishëm. Sipas raportimeve nga mediat italiane, prezenca e Del Pieros në ambientet e klubit u prit me entuziazëm nga tifozët, të cilët e njohën menjëherë ikonën e Juventusit dhe e përshëndetën mes ovacionesh. Vizita e ish-numrit 10 bardhezi ka ngjallur interes të madh, edhe pse nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen e pranisë së tij në qendrën mjekësore të klubit. Ndërkohë, skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, derbin e rëndësishëm ndaj Torino, një sfidë që konsiderohet vendimtare për objektivat sezonalë të Juventusit. Bardhezinjtë janë të detyruar të marrin tri pikët në derbin e qytetit, ndërsa paralelisht shpresojnë edhe në hapa fals të rivalëve direkt në garën për një vend në UEFA Champions League.

sfidanti.al