Irani niset për në kampin stërvitor në Antalia të hënën

Ekipi kombëtar i Iranit do të niset të hënën në mëngjes për në kampin stërvitor në Turqi përpara se të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës, e cila fillon më 11 qershor. Kampi stërvitor do të zhvillohet në Antalia, ku ekipi kombëtar iranian luajti ndeshje miqësore në fund të marsit, deklaroi trajneri i skuadrws, Ghalenoei në faqen e internetit të Federatës. Skuadra do të përbëhet nga 30 lojtarë, të cilët më vonë do të reduktohen në 26. Midis atyre që janë thirrur janë portieri veteran i Tractor SC, Alireza Beiranvand (33) dhe sulmuesi i Olympiacos, Mehdi Taremi.

“Zgjedhja e 30 lojtarëve për këtë kamp stërvitor para Kupës së Botës ishte vendimi më i vështirë teknik i karrierës sime si trajner”, tha Ghalenoei, duke specifikuar se e përpiloi skuadrën bazuar vetëm në “kritere teknike”.