Cristiano Ronaldo, shtyhet festa e titullit, e kërcënon Inzaghi

Cristiano Ronaldo duhet të shtyjë takimin me titullin e parë në Arabinë Saudite pas barazimit 1-1 në derbin e Riadit midis Al Nassr dhe Al Hilal. Al Nassr zhblloko sfidën me anë të Simakan 37’ dhe iu afrua dyfishimit me Coman që u ndal nga shtylla. Gjithsesi, një gabim nga Bento(shkaktoi autogol) bëri që festa e titullit të anulohej. Me këtë rezultat, Al Nassr mbetet në krye të tabelës me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Al Hilal, por skuadra e Cristiano Ronaldos ka një ndeshje më shumë të luajtur, i mbetet dhe një tjetër për të luajtur. Skuadra e Inzaghit mund të shpresojë ende, por duhet të fitojë të dyja ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë për një gabim nga Al Nassr.

sfidanti.al