Vendimet janë marrë pas një mbledhjeje me skuadrat e F.1, konstruktorët e motorëve dhe “Formula One Management”, pasi janë konsultuar me pilotët.
Formula 1 modifikon mënyrën, me të cilën makinat përdorin energjinë elektrike. Kjo është një përpjekje për t’i bërë kualifikueset më dinamike dhe për të reduktuar rrezikun e incidenteve me shpejtësi të lartë gjatë parakalimeve. Gjithçka ndodh në kohë për garën e Miami-t javën e ardhshme.
FIA, organi që qeveris Formula 1, ka deklaruar se modifikimet janë rakorduar në një mbledhje me skuderitë. Këto modifikime pritet që të aprovohen nga Këshilli Botëror i Motorsportit të FIA-s, një kalim thjesht formal, kur ndryshimet gëzojnë konsensus të gjerë.
Vëmendja e madhe e F.1 mbi pjesën hibride elektrike ka shkaktuar reagime negative te disa pilotë, të cilët gjykojnë se kualifikueset janë më tëpër të fokusuara te karikimi strategjik i baterisë se sa tek aftësitë e drejtimit të makinës. Paketa e midifikimeve parashikon një karikim më të shpejtë, kur makina është me shpejtësi të madhe dhe redukton sasinë maksimale të energjisë që mund të karikohet në çdo xhiro. Objektivi kryesor është “të reduktohet konsumi i tepërt i energjisë dhe të nxitet drejtimi më konstant dhe me gaz të plotë”, – deklaroi FIA të hënën.
E gjitha kjo koincidon në pjesën më të madhe me rekomandimet e shprehura javën e kaluar nga George Russell i Mercedes. Pas incidentit dramatik të Japonisë, ku Oliver Bearman doli nga pista për të evituar makinën e ngadaltë të Franco Colapinto, FIA njoftoi për një limit për fuqinë extra të modalitetit “boost” për parakalimet dhe limite për fuqinë elektrike në zona të caktuara.
Këto masa, bashkë me modifikimet për sigurinë në rastet kur bie shi, janë gati të aplikohen që nga gara e Miami-t më 3 maj.

