Sorloth, Atletico ia mohon Barcelonës

Barcelona po kërkon përforcime në sulm për sezonin e ri, por një nga pistat më të përfolura duket se është mbyllur para kohe.

Atletico Madrid nuk ka ndërmend të negociojë për Alexander Sorloth, pavarësisht interesimit të katalanasve. Sulmuesi norvegjez është parë si një alternativë më ekonomike krahasuar me Julian Alvarez, objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensiv.