Orikumi thyen Butrintin, ngjitet në të Parën

Oriku ka fituar pastër 3-0 finalen e madhe kundër Butrintit, duke festuar ngjitjen në Kategorinë e Parë si fituese e grupit B.

Qyteza nga periferia e Vlorës ishte përgatitur për festë dhe i duhej vetëm fitorja kundër Butrintit, që më barazim fitonte kampionatin

Që në start Oriku shënoi me penallti, ndërsa Butrinti pak më vonë humbi një penallti. Në pjesën e dytë sërish Bunkhoev shënoi penallti tjetër për Orikun dhe mori fund që në minutën 62, kur Mirani shënoi golin e tretë. Tani Butrinti duhet të nisë ndeshjet playoff për të shpresuar tek ngritja, ndërsa në Orikum ka festë të gjatë.

sfidanti.al