Gnabry mbyll sezonin

Bayern Munichu ka marrë një goditje të rëndë pas konfirmimit se Serge Gnabry do të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz.

Klubi bavarez njoftoi se anësori ka pësuar një çarje në muskujt aduktorë të kofshës së djathtë gjatë një seance stërvitore, duke e bërë situatën shumë shqetësuese si për lojtarin ashtu edhe për ekipin në një fazë vendimtare të sezonit.

sfidanti.al