Klubi zviceran Lausanne-Sport ka zyrtarizuar një ndryshim të rëndësishëm në pankinë vetëm pesë javë para përfundimit të kampionatit. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është emëruar trajner i ekipit të parë deri në fund të sezonit.
Basha nuk do të jetë i vetëm në këtë detyrë, pasi do të bashkëpunojë me Markus Neumayr, i cili gjithashtu do të ketë të njëjtin rol në drejtimin e skuadrës. Ky vendim është bërë publik nga vetë klubi, që i ka besuar kësaj dysheje një mision të vështirë: shpëtimin e ekipit nga rënia.
sfidanti.al

