Mitaj shkëlqen në Champions-in e Azisë

Al Ittihad preu në biletë për në çerekfinalen e Champions së Azisë. Skuadra ku luan Mario Mitaj triumfoi  1–0  ndaj Al Wahda, ekip ky i Emiratave të Bashkuara Arabe. Mbrojtësi kuqezi i Al Ittihad, Mitaj ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti plot 120 minuta. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.7. 22-vjeçari po luan sezonin e dytë me këtë skuadër. Për të, ky edicion ka patur ulje-ngritje, pasi në shumë ndeshje Mitaj nuk është ftuar fare.

sfidanti.al