Aaron Ramsey konfirmon tërheqjen nga futbolli

Aaron Ramsey, ish-mesfushor i Arsenalit dhe përfaqësues i njohur i Kombëtares së Uellsit, ka konfirmuar vendimin për t’u tërhequr nga futbolli profesional. 35-vjeçari mbylli karrierën e tij te UNAM Pumas në Meksikë, klub që e la në tetor 2025. Gjatë karrierës së tij, Ramsey ka luajtur edhe për klube si Juventus, Rangers, Nice dhe Cardiff City. “Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Pas shumë reflektimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli,” tha Ramsey në një deklaratë zyrtare për faqen e Football Association of Wales.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj kombëtares së Uellsit: “Së pari, dua të filloj me Uellsin. Ka qenë një privilegj të vija fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të pabesueshme. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të të gjithë trajnerëve dhe stafit që kam pasur pranë gjatë karrierës.”

sfidanti.al