Tudor rrezikon shkarkimin nga Tottenham

“Njeriu i gabuar, në vendin e gabuar”. Mediet britanike, duke filluar nga BBC, e quajnë “të djegur” eksperiencën e Igor Tudor në stolin e Tottenham. Skuadra londineze pësoi në Madrid humbjen 4-t në po kaq ndeshje që kroati e drejton këtë skuadër, pas largimit të Thomas Frank.

Në 5-2-shin e pësuar në Champions kundër Atletico Madrid, përveç rezultatit, ka lënë dyshime edhe vendimi për të ndërruar portierin titullar Vicario me të riun Antonin Kinsky, i cili la fushën pas 17 minutash, pasi kishte bërë disa gabime.

sfidanti.al