Një ndeshje e futbollit të vajzave në Angli u shndërrua në tragjedi pasi Amelia Aplin, 15 vjeçe, u rrëzua në tokë pa ndjenja dhe nuk arriti të rikuperonte më. Ajo u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 7 mars 2026, gjatë një ndeshjeje midis Oxford United dhe Fulhamit në qendrën stërvitore të Horspath.
Sfidanti.al

