Stiven Shpendi mungon për shkak dëmtimi

Ndër sulmuesit shqiptarë që po shkëlqejnë në këtë sezon larg vendit tonë, është padyshim Stiven Shpendi. Futbollisti po kalon një edicion mjaft të mirë me fanellën e Empolit në Serinë B, ku ka shënuar deri tani 10 gola e ka dhënë 1 asist. Por shumëkush është çuditur kur nuk ka parë Shpendin dje as në fushën e lojës dhe as në pankinë në ndeshjen që Empoli luante në transfertë ndaj Katanxaros. Megjithatë, është mësuar se në stërvitjen e fundit para ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë e kësisoj, nuk ka qenë i gatshëm për duelin në fjalë. Një dëmtim që ndal disi vrullin e lojtarit i cili kishte shënuar 4 gola e dhënë një asist në 4 ndeshjet e fundit të tij në Serinë B dhe shpresonte që të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit mars të Shqipërisë për play-off të Botërorit.

sfidanti.al